Transmetuar më 26-04-2021, 08:36

Greqia është vendi i fundit europian që ka identifikuar rastin e parë me koronavirus të variantit Indian. Agjencia e shëndetit publik tha në një deklaratë se varianti indian u zbulua te një 33 vjeçare, e cila jeton në zonën e Athinës dhe kishte udhëtuar në Dubai më 4 prill.

Gruaja kishte simptoma por nuk u shtrua në spital, sipas deklaratës së agjencisë. Simptomat e saj kanë qenë të lehta dhe tashmë 33 vjeçarja është rikuperuar nga virusi.

Ndërkohë, Zvicra raportoi rastin e parë me COVID-19 të variantit Indian të shtunën.  /S.H /NOA.al