Transmetuar më 25-04-2021, 22:08

Sipas parashikimit të Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti për javën që vjen pritet të jetë më i qëndrueshëm në krahasim me ditët e kaluara të javës që lamë pas.

Dita e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në orët e vona të mbrëmjes.

Dita e martë do të nisë me vranësira të cilat gradualisht do ja lënë vendin kthjellimeve, reshje  shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën veriore të vendit.

Dita e mërkurë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cila në orët e mesdittës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës.

Era do të jetë kryesisht kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të merkurë do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës. /k.k/noa.al/