Transmetuar më 25-04-2021, 12:41

PSG po bën maksimumin për të bindur yllin e ekipit, Kylian Mbappe të rinovojë kontratën, e cila përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. Ai duhet të vendosë për të ardhmen e tij para merkatos së verës.

Klubi i ka bërë disa oferta dhe e fundit mësohet të jetë plot 40 milionë euro në sezon, pagë më e lartë se Neymar e Ronaldo. Deportes Cuatro raporton se francezi e ka refuzuar këtë ofertë, që do e bënte sulmuesin futbollistin e dytë më të paguar në glob, pas Messit.

Mesa duket për Mbappe nuk është çështje parash. Ai ka vetëm një dëshirë në mendjen e tij dhe dëshiron ta përmbushë sa më shpejt: Të transferohet te Real Madrid. Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë për tifozët e “Los Blancos”. /S.H /NOA.al