Transmetuar më 25-04-2021, 08:34

Një numër qytetarësh janë zgjuar këtë mëngjes zgjedhjesh me sms ku kandidatët socialistë kërkojnë votën për ta.

Sot është dita e vendimit, dita kur politika hesht dhe qytetarët vendosin.

Megjithatë kjo nuk po pengon kandidatët për deputetë që të vazhdojnë fushatën.

"Sot është dita, kur UNË kam nevojë për mbështetjen tënde! Të siguroj do të jem krah teje, për çdo nevojë tënden, çdo ditën! Voto PS12", thuhet në mesazhin e një kandidati.

Më herët sot, zëvendëskryeministri Erion Braçe bëri thirrje që të mos votohet për kriminelët.

PJESËMARRJA LIVE