Transmetuar më 24-04-2021, 22:31

Një “like’ në ‘facebook’ është bërë arsye e një sherri mes dy personave në Argjentinë.

Nicolas Jaime kishte qëlluar 11 herë me armë zjarri në drejtim të makinës së Damian Di Bello.

Kjo pasi ky i fundit kishte pëlqyer një fotografi të së dashurës së Nicolasit në ‘facebook’.

Baires News shkruan se Damiani është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin “Eva Peron”.

Ndërkohë policia kanë arritur që të arrestojnë personin që ka gjuajtur me armë.

Më poshtë pamjet: