Transmetuar më 24-04-2021, 18:04

Barcelona do të ndeshet me Villarreal të dielën, ndërsa Ronald Koeman ka folur para ndeshjes duke komentuar edhe të ardhmen tij.

Holandezi beson se ai do të qëndrojë në krye të ekipit edhe në sezonin e ardhshëm, duke konfirmuar mbështetjen nga presidenti i ri Joan Laporta.

“Presidenti që nga dita e parë ka treguar mbështetje dhe besim tek unë”.

“Derisa të ndodhë e kundërta, atëherë unë do të them të njëjtën gjë”.

“Pra, në parim, unë e shoh veten si trajner për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu kam edhe kontratë”.

“Nëse nuk është kështu, do të duhet të flasim”, ka thënë Koeman. /S.H /NOA.al