Transmetuar më 24-04-2021, 15:52

Bylis mori një fitore shumë të rëndësishme në derbi ndaj Apolonisë.

Ballshiotët vuajtën shumë në këtë sfidë, e kjo shihet qartë teksa goli që vulosi fitoren e të besuarve të trajnerit Veljko Dovedan erdhi vetëm në minutën e ‘93, teksa sulmuesi Antoni Bej u tregua i saktë nga brenda zonës për të mposhtur portierin Harizaj.

Tre pikë jetike për Bylisin që i shkëputet me gjashtë pikë Skënderbeut të parafundit, por po ashtu afrohet edhe me Kastriotin e vendit të shtatë në minus dy pikë.

Sakaq, për Apoloninë kjo është një humbje që djeg shumë, teksa mbeten në fundit me 17 pikë dhe tashmë mbijetesa në shtatë ndeshje që kanë mbetur bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u arritur.

Vllaznia mundi 2-1 Skënderbeun në javën e 29 të Kategorisë Superiore, duke marrë përkohësisht kreun, në pritje të ndeshjeve të Partizanit dhe Teutës. Korçarët ishin të parët që shënuan në Shkodër, duke kaluar në epërsi në të 25’, por vendasit barazuan një minutë më pas me Shehin, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Dilaver shënoi edhe golin e fitores.

Në ndeshjet e tjera, Kastrioti dhe Laçi u ndanë në barazim pa gola.

Në orën 16:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana.

/a.m/NOA.al