Transmetuar më 24-04-2021, 15:50

Një insekt i rrallë i cili jeton vetëm në Kosovë u bë i famshëm botërisht. Insekti u gjend në afërsi të Lumbardhit në Deçan dhe nuk mund të gjendet në asnjë vend tjetër të botës.

Potamophylax koronavirus është emri që iu vendos pasi pjesa më e madhe e hulumtimit u krye gjatë muajve të pandemisë.

Në kohën kur në mbarë botën është duke u shuar disiplina e kërkimit të specieve të reja, profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, gjeti një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pasi u emërua.

Insekti u gjet në afërsi të Lumbardhit në Deçan. Ai jeton vetëm në Kosovë. Është i llojit Potamophylax koronavirus, shpjegon profesori.

Në Ballkan ka lloje të tjera të ngjashme me të, që konsiderohen si kushërinj të tij.

Por si ky lloj me shumë gjasë nuk ka në vende të tjera përveçse në Bjeshkët e Namuna. Pjesa më e madhe e hulumtimit u krye gjatë muajve të pandemisë, ndaj dhe Ibrahimi vendosi ta pagëzonte me këtë emër.

Mësohet se ky lloj insekti bën një jetë të kufizuar pasi nuk fluturon, dhe kjo e bën të vështirë të largohet nga vendi ku jeton./S.H /NOA.al