Transmetuar më 24-04-2021, 14:43

“Ata më përdhunuan”, “të gjithë”, janë fjalët që Silvia, vajza që denoncoi Ciro Grillo, djalin e Pipo Grillos, si dhe djemtë e tjerë.

"La Stampa", bazuar në dosjen e hetimit, rindërton ngjarjen e asaj mbrëmjeje nga dhuna e pretenduar dhe çfarë ndodhi më pas. Gazeta raporton se u dëgjuan dhjetëra dëshmitarë (shoferë taksie, banakierë dhe fotografi i diskotekës, miq, instruktorë sportivë), telefonat e tyre u përgjuan, mesazhet u gjetën dhe u analizuan videot si dhe fotot.

Një puthje del në foto midis Ciro dhe Silvia. Pastaj ftesa në shtëpi për një pjatë makaronash.

Gjithçka ndodh pas orës 6 kur shoqja e Silvia shkon të shtrihet në divan në dhomën e ndenjes.

Një nga djemtë i kërkoi Silvias të flenë së bashku, por ajo nuk pranon dhe përpiqet të zgjojë shoqen e saj për t’u larguar. Ajo në gjysmë gjumë përgjigjet për ta lënë atë vetëm dhe nuk ngrihet.

Atëherë ata do ta detyronin Silvia të pinte vodka, duke e kapur për flokësh, madje edhe e kanë përdhunuar.

Gjithashtu sipas rindërtimit të ngjarjes, gazeta shkruan për një mesazh në whatsapp: "Kam frikë se ajo na ka denoncuar."

/a.m/NOA.al