Transmetuar më 23-04-2021, 18:59

Dilte me 35 gra dhe i tha secilës se kishte ditëlindje të ndryshme.

Ai merrte rregullisht “dhurata”, por  arrestohet për mashtrim në Japoni.

Takashi Miyagawa, 39 vjeç, u arrestua në Japoni pas akuzës për mashtrimin e 35 grave.

Ai i tha secilës viktimë se dëshironte një lidhje serioze.

Gratë përfundimisht u bashkuan në shkurt dhe pasi mësuan se ai po i mashtronte, e raportuan atë në polici.

Takashi Miyagawa, një punëtor me kohë të pjesshme dhe pa vendbanim fiks nga rajoni japonez i Kansai, u kishte dhënë secilës prej grave me të cilat ishte lidhur, ditëlindje të ndryshme.

Sakaq, 39-vjeçari u arrestua për mashtrimin e 35 grave pasi pretendoi para secilës se ishte serioz në lidhje me marrëdhëniet me to.

Ai u kishte thënë secilës prej grave që kishte qenë në takim se ditëlindja e tij ishte në një datë tjetër.

Ditëlindja e vërtetë e Miyagwa në 13 nëntor.

Në një rast, Miyagwa i tha një të dashuruare 47-vjeçare se ditëlindja e tij ishte më 22 shkurt, ndërsa një tjetër viktime, 40 vjeçe, se ditëlindja e tij ishte në korrik. Një grua e tretë, e cila është 35 vjeçe, tha se besonte se ditëlindja e tij ishte në prill.

Në total, gratë e kanë akuzuar Miyagawa se i ka mashtruar nga dhuratat e ditëlindjes, rrobat dhe para.

Sipas mediave lokale, numri i përgjithshëm i viktimave nga mashtrimi i tij ka arritur në 35, ndërkohë që, pritet që ky numër të rritet./a.m/NOA.al