Kosova ende nën shifrat shqetësuese të koronavirusit, të dhënat për 24 orë
Transmetuar më 23-04-2021, 15:48

Në Kosovë vijon të jetë shqetësuese situata e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 356 raste të reja nga 3 mijë e 146 testime në të gjithë vendin.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 34 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 23 raste, Gjakovë 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 10 raste, Pejë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Prizren 9 raste, Deçan 8 raste, Kaçanik 8 raste, Skenderaj 8 raste, Viti 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Leposaviq 4 raste, Istog 3 raste, Malishevë 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Rahovec.

Për fat të keq, tetë pacientë kanë ndërruar jetë në spital.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 nga 514.482 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, dhe 2.118 raste të vdekjes. /k.k/noa.al/