Transmetuar më 23-04-2021, 07:27

Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë.

Parashikohet që mesdita të sjellë intervale me kthjellime për të ri-kthyer sërish rrebeshet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës.

Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së shtunës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Dita nis me vranësira të dendura dhe reshje të pakta kur herë pas here do ketë intervale me kthjellime. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur vranësirat zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

MV do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjelli reshje të pakta shiu gjatë pjesës së parë të ditës.

Por mbrëmja dhe nata sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Europën Veriore, qendrore dhe atë perëndimore. Ndërsa vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi afatshkurtra ere do ketë Europa Lindore dhe Juglindore. /S.H /NOA.al