Transmetuar më 22-04-2021, 21:20

Një vajzë 23 vjeçare, Amber Rachdi, në SHBA, e cila peshonte 272 kilogramë ka arritur të bjerë në 100 kilogramë pas një regjimi strikt.

Ajo nuk mund të levizte, nuk mundej të pastrohej, dhe me një fjalë ishte në gjendje të tmerrshme.

Kështu edhe pse me dyshime dhe e pashpresë, vendosi që të ndërmarrë objektivin për të ndryshuar jetën e saj.

Dhe në vetëm 3 vite Amber ja ka arritur qëllimit, raporton “The Healthy Soul”.

Fillimisht, Amber ka punuar shumë për të ndryshuar mënyrën e të ushqyerit dhe aktivitetin e përditshëm fizik, në mënyrë që të humbasë peshë të mjaftueshme për të bërë operacion për stomak, për heqjen e dhjamit të tepërt.

Pas operacionit ajo vazhdoi me ndryshime pozitive në jetën e saj.

“Nuk është kurrë vonë që ta merrni në kontroll jetën tuaj dhe të bëheni përsëri të shëndetshëm”, shprehet ajo në mesazhin e saj./noa.al/