Transmetuar më 22-04-2021, 10:08

Një nga shefat më me emër të kulinarisë shqiptare Përparim Babalija, ndërron jetë mëngjesin e sotëm për shkak të covid-19.

Përparim Babalija ishte ndër shefat më të mirë që promovoi fuqishëm kulinarinë shqiptare.

“Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, shkruan në shenjë homazhi Altin Prenga, një tjetër shef i njohur shqiptar.

Përpara se të vdiste nga Covid-19 ai kishte kërkuar vazhdimisht që të vaksinohet populli e të lihen anash "lojërat" politike.

Përparim Babalija, ka lindur në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Sic ka treguar nëpër intervista frymëzimi i tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.

Ai u kualifikua më pas në Francë dhe Poloni dhe solli në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës.

Dy vite më parë ai ishte pjesmarrës në organizimin “Shije shqiptare” që u bë në Tiranë e më pas edhe në Kosovë, ku shefat më në zë të Kuzhinës shqiptare gatuan pjatat tradicionale të trevave nga ata vijnë.

/S.H /NOA.al