Transmetuar më 20-04-2021, 22:35

Një person është bërë qesharak për mënyrën se si është aksidentuar.

Ai me makinën e tij tip Volkswagen është përplasur me një avion luftarak.

Ngjarja ndodhi në qytetin ukrainas të Vasylkiv, jo shumë larg Kievit, kur një person anonim me Volkswagen Touran të tij u përplas me një aeroplan luftarak MIG-29.

Gjërat bëhen më të qarta kur themi se pas timonit ishte një inxhinier i skuadriljes së dytë të njësisë ushtarake dhe ai ishte i dehur dukshëm.

Ajo që mbetet e paqartë është se ku saktësisht inxhinieri arriti të përplaset në avion.

Supozohet se ai ishte duke levizur në një pjesë të pistës ku nuk ka MIG.

Sidoqoftë, ky është sigurisht një mësim i mirë që një i dehur të mos qendrojë pas timonit ose në pistë.