Transmetuar më 20-04-2021, 17:30

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar masat anti-Covid që duhen pasur parasysh ditën e votimit.

Nëse dikush ka shenja si ethe, mungesë frymëmarrjeje ose temperaturë duhet të qëndrojë në shtëpi.

Po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për personat e infektuar.

ISHP sugjeron që salla e votimit të jetë të mëdha në hapësirë, në kat të parë si dhe me hyrje-dalje të veçanta për votuesit ku të mund të respektohet distancimi fizik.

Në çdo hyrje të qendrës së votimit do të jenë të afishuara masat  si dhe votuesit duhet të paraqiten me maska me vete.

Po ashtu, çdo punonjës në qendër atë ditë duhet të paraqesë një formularë deklarimi se nuk ka shenja që lidhen me Covid-19.

Secili nga komisionerët dhe administruesit e procesit do të jenë me maskë dhe me distancë jo më pak se sa 1.5 m.

Ndërsa, në qendër nuk do të lejohen më shumë se sa 2 persona njëkohësisht për të votuar në vendet e përcaktuara për shënimin e votës.