Transmetuar më 20-04-2021, 15:47

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi  ka shënuar dhe ka dhënë një asist në ndeshjen që ekipi i tij Koniaspor po luan ndaj Rizesporit në Super Ligën turke.

Në minutën e 6-të të takimit Cikalleshi asistoi për shokun e tij të skuadrës Guilerme, i cili kaloi miqtë në avantazh.

Në minutën e 12-të sulmuesi 30 vjeçar i Kombëtares sonë u bë protagonist vetë duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Ky është goli i 6-të për Cikalleshin në këtë sezon me Koniasporin ndërkohë ka dhënë dhe dy asist.

Cikaleshi po tregon formën e tij më të mirë në këtë javë të kampionatit turk.

/a.m/NOA.al