Transmetuar më 20-04-2021, 15:33

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti në mes të tri veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë).

Deri më tani janë paraqitur dy persona të lënduar.

Aktualisht policia është duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti.