Transmetuar më 20-04-2021, 14:25

Një mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe me temperatura më të ulëta, dhe të papërshtatshme për stinën, kanë mbizotëruar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe e mërkura parashikohet të ketë në qarkullim masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Këto vranësira në mesditë do të pasohen nga reshje të dobëta e të përkohshme shiu, kryesisht në lindje.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 18°C

/a.m/NOA.al