Transmetuar më 19-04-2021, 20:45
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia vendase për mediat ku shkruhet:

“Po, mesditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në Bresalc të Gjilanit.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit. Viktima është mashkull, shtetas i Kosovës.

Detaje të tjera nuk kemi për momentin”./noa.al/