Transmetuar më 19-04-2021, 16:53

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku një grua e re ka kallëzuar mjekun e djalit se tentoi ta përdhunojë dhe madje e dogji me cigare në qafë ndërsa e ngacmonte seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në periferi të Tiranës, raporton noa.al. Shtetasja D.G., banore e kryeqytetit ka shkuar në një klinikë private ku mjek ishte shtetasi M.F. dhe ka bërë operacion djalin për ta bërë synet.

Katër ditë pas ndërhyrjes, djali u përkeqësua dhe ajo u detyrua të shkojë bashkë me të sërish te mjeku.

Për shkak se djali nuk arrinte të shkonte dot brenda Klinikës, e ëma shkoi me të atin atje për ti kërkuar mjekut që ta vizitojë në makinë.

Sipas denoncimit që citon noa.al, me të hyrë brenda, mjeku i kërkoi të mbyllë derën e dhomës së vizitave. Menjëherë pasi ajo i kërkoi ta vizitojë të birin pranë Klinikës, në makinë, mjeku i është afruar ndërsa tymosur cigare(!) dhe i ka kapur qafën duke ia shtrënguar në kraharorin e tij.

Nuk është ndalur, ka nisur ta prekë dhe më shumë duke e kapur nga gjoksi dhe në këto momente e ka djegur me cigare në qafë. Ndërsa vazhdonin veprimet perverse, gruaja ka bërë përpjekje të shkëputej dhe në një moment ia ka dalë dhe ka vrapuar për tek i ati, të cilit i ka rrëfyer çfarë kishte ndodhur.

Atë e bijë kanë shkuar në polici për të denoncuar rastin. Mësohet se i dyshuari është marrë në pyetje dhe nuk e ka pranuar ngjarjen.

Policia tha se ka sekuestruar kamerat e sigurisë që gjendeshin në klinikë. Po ashtu i është bërë ekspertim mjekoligjor të dëmtuarës.

Denoncimi i mësipërm nxjerr në pah një skandal të shëmtuar jo vetëm për aktin e ulët, por edhe gjendjen mjerane të klinikave që kanë mirë si kërpudha pas shiut dhe janë jashtë kontrollit shtetëror. Është e papranueshme që mjeku të qëndrojë i vetëm në dhomën e vizitave, pa një asistuar. Për më tepër, qëndrimi pa maska dhe për të vënë kapak, tymosur e duhanit brenda dhomës së vizitave, tregon shumë për mënyrën si punohet në disa klinika private. /noa.al

Foto arkiv.