Përdoret arma gjatë sherrit në Kosovë, një person i plagosur
Transmetuar më 18-04-2021, 23:59

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosova.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës, 20:30, në lagjen Hajvali të Prishtinës .

Pas një parplasjejefizike, është përdorur edhe arma dhe si pasojë një person dyshohet se është plagosur.

Policia ka dhënë detajet paraprake për ngjarjen ku shkruan:

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në fshatin Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se personi është lënduar gjatë një përleshje fizike që ka pasë me të dyshuarin, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

Vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./noa.al/