Transmetuar më 18-04-2021, 19:21

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person në Malishevë, është dërguar pa shenja jete në spital gjatë ditës së sotme.

Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia ka gjetur një armë zjarri, ku dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Gjakovës ku shkruan:

“Datë 18.04.2021 rreth orës 10:00 Stacioni policor ne Malishevë është njoftuar nga QKMF-Malishevë se një person nga fsh, Shkoze K Malisheve është sjell nga familjaret për ndihmë mjekësore. Policia ka dal ne vend ngjarje ka takuar mjekun kujdestar si dhe familjaret. Sipas mjekut viktima është sjell nga familjaret ne emergjence pa shenja jete dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Lidhur me rastin janë informuar te gjitha njësit përkatëse Policore te cilët kane dal vend ngjarje. Policia vend ngjarje ka gjete armën, qe dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar.

Për rastin ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tije trupi pa jetë i viktimës merret nga IML – Prishtinë për obduksion”./noa.al/