Transmetuar më 18-04-2021, 14:32

Një ndër finalistet e “Miss Universe” në Britaninë e Madhe ndërroi jetë në moshën 20-vjeçe pas një beteje, me një sëmundje të rrallë.

Studentja Saarah Ahmed nga Kumbria vuante nga sindroma “Ehler”, një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendinat, ligamentet, enët e gjakut dhe organet e brendshme së bashku me kockat, raporton “The Sun”.

Ajo ndërroi jetë të martën e javës së fundit, pasi kishte realizuar një video, me anë të së cilës shpjegonte sëmundjen nga e cila vuante.

Nëna e të ndjerës, Shefaly Begum, do të vazhdojë misionin e papërfunduar të së bijës, për të informuar të gjithë njerëzit rreth kësaj sëmundjeje.

Sakaq, 20-vjeçarja studionte për sociologji dhe psikologji, por kishte planifikuar të niste studimet për neirologji, sëmundja prej së cilës ajo vuante.

“Ajo ishte një person shumë i bukur, i kujdesshëm dhe i mençur për moshën që kishte. Ajo donte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, sepse donte të ndihmonte njerëzit. Ajo ishte vajza jonë e vetme, ishte princesha jonë”,- u shpreh nëna e saj.

Saarah më parë i ishte nënshtruar një operacioni në  shtyllën kurrizore. Pas problemeve shëndetësore dhe për shkak të pandemisë, ajo vendosi të tërhiqej nga konkursi i bukurisë.

/a.m/NOA.al