Partner strategjik/ Sa para ka investuar SHBA në mbrotje të trashëgimisë kulturore në Shqipëri
Transmetuar më 18-04-2021, 13:16

Në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, Ambasada Amerikane sjell në vëmendje domosdoshmërinë për të ruajtur vendet e cultures duke treguar edhe shumën e investuar në shqipëri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada shkruan se përgjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë investuar më shumë se 1.2 milionë dollarë në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.

Më këtë fond është ndihmuar në ruajtjen e shumë monumenteve kulturore, përfshirë Kullën e Sahatit në Tiranë, Kalanë e Gjirokastrës, kështjellën e Lezhës, Shën Nikolla-n në Voskopojë dhe shumë të tjera.

Reagimi i plotë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, e cila na sjell në vëmendje nevojën për të ruajtur vendet e kulturës, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.

Përgjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë investuar më shumë se 1.2 milionë dollarë në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e shumë monumenteve kulturore, përfshirë Kullën e Sahatit në Tiranë, Kalanë e Gjirokastrës, kështjellën e Lezhës, Shën Nikolla-n në Voskopojë dhe shumë të tjera.

Aktualisht po punojmë në rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Kullës së Sahatit të Krujës, fortesës së Durrësit dhe Kullës së Sahatit të Prezës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit./K.B/NOA.al