VIDEO/ Momenti i vrasjes së një 27-vjeçari në tregun e Mitrovicës
Transmetuar më 17-04-2021, 22:02

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Mitrovicë të Kosovës.

Mediat kanë publikuar disa pamje nga vendi i ngjarjes kur ka ndodhur momenti i vrasjes.

Një person shihet me armë në dorë teksa kacafytet me disa persona.

Siç shihet, disa persona janë përfshirë në këtë incident, ndërkohë që disa të tjerë mundohen ta qetësojnë situatën.

Incidenti ka ndodhur në pjesën e tregut ku ka fluks të qytetarëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Më poshtë pamjet: