Transmetuar më 17-04-2021, 15:58

Vitamina D është një vitaminë jashtëzakonisht e rëndësishme që ka një efekt të fortë në shumë sisteme të trupit.

Ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina D punon si një hormon dhe çdo qelizë në trup ka një receptor për të. Trupi e prodhon vitaminën D nga kolesteroli kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Vitamina D gjendet gjithashtu në disa ushqime, të tilla si peshku yndyror dhe produktet e qumështit të pasuruar, megjithëse është shumë e vështirë të marrësh masën që të duhet përmes ushqimit. Masa ditore e rekomanduar (RDI) është zakonisht rreth 400-800 IU, por shumë ekspertë thonë se duhet të merrni edhe më shumë, citon noa.al. 

Mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme. Vlerësohet se rreth 1 miliard njerëz ose një e teta e tyre në të gjithë botën kanë nivele të ulëta të vitaminës në gjakun e tyre.

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se kanë mungesë të vitaminës D, pasi simptomat përgjithësisht nuk bien në sy. Ju mund t’i mos i njihni lehtë, edhe nëse ato kanë një ndikim negativ të dukshën në cilësinë e jetës suaj.

Mungesa e vitaminës D: 8 simptomat

1.Sëmureni shpesh Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar. Një nga simptomat më të zakonshme të mungesës është rritja e rrezikut të sëmundjes ose infeksionit.

2.Lodhje e shtuar  Lodhja e tepërt mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D. Marrja e suplementeve mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të energjisë.

3.Dhimbje kockash dhe shpine

Nivelet e ulëta të vitaminës D në gjak mund të jenë shkak ose faktor përkeqësues për dhimbjet e kockave dhe shpinës.

4.Depresioni Depresioni shoqërohet me nivele të ulëta të vitaminës D dhe disa studime kanë zbuluar se suplementet përmirësojnë gjendjen shpirtërore.ë dhe emocionale të njeriut. 

5.Shërimi i ngadaltë i plagëve Nivelet e pamjaftueshme të vitaminës D mund të çojnë në shërim të avash të plagës pas operacionit, lëndimeve të ndryshme ose një infeksioni.

6.Dendësia e ulët e kockave Diagnostikimi i dendësisë së ulët të kockave mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës D. Marrja e mjaftueshme e saj është e rëndësishme për ruajtjen e masës kockore ndërsa vitet ikin.

7.Rënia e flokëve 

Rënia e flokëve mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës D sidomos tek femrat.

8.Dhimbja e muskujve Ekziston një lidhje midis dhimbjes kronike dhe niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak, e cila mund të jetë shkak për bashkëveprimin mes vitaminës dhe qelizave nervore që zbulojnë dhimbjen. /noa.al