Transmetuar më 17-04-2021, 11:25

Nis sot vaksinimi masiv i operatoreve turistikë në vendin tonë.

Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë pas kërkesave të këtij sektori për nisjes sa më shpejt të procesit deklaruan se turizmi këtë vit duhet shpëtuar dhe se pritet që këtë verë të hiqen edhe kufizimet e vendosura.

Këtë fundjavë, Shqipërisë do t’i vijnë edhe 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.

Synimi i kryeministrit është që Shqipëria të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë dhe masivitetin e vaksinimit duke vendosur si objektiv  tejkalimin e 500 mijë të vaksinuarve brenda muajit Maj.

Kjo do të sillte edhe një sezon turistik sa më normal, sipas objektivave. /a.m/NOA.al