Transmetuar më 16-04-2021, 21:56

Një qen policie u përplas nga treni teksa po ndiqte hajdutët e një qendre tregtare.

Ngjarja u shënua në Bristol të Anglisë.

Pavarësisht se iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale plagët ishin të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte.

Qeni po ndiqte hajdutët që sapo kishin dalë nga një qendër tregtare kur u gjend në shina dhe u përplas nga treni që po kalonte në atë moment.

Hajdutët arritën tia mbathnin dhe policia ka nisur kërkimet.