Miratohet certifikata digjitale për lëvizjen e lirë në BE, ja si do të funksionojë
Transmetuar më 16-04-2021, 12:09

Këshilli i BE bie dakord mbi certifikatën dixhitale të vaksinës – por këmbëngul se ajo nuk duhet të jetë parakusht për udhëtimet.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rënë dakord për krijimin e Certifikatës së Gjelbër Dixhitale, e propozuar nga Komisioni i BE, e cila synon të lehtësojë lëvizjen e sigurt dhe të lirë brenda bllokut për shkak të krizës së koronavirusit.

Duke komentuar propozimin, Kryeministri i Portugalisë António Costa tha se, megjithë situatën aktuale epidemiologjike shqetësuese, shtetet anëtare duhet të shohin përpara për të tjera zgjidhje në mënyrë që të lehtësojnë lëvizjen e lirë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë e mirëpres këtë hap të parë. Kjo tregon se ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive me Parlamentin Evropian dhe Komisionin për të vazhduar të ecim shpejt në këto propozime, në mënyrë që të kemi certifikatën dhe sistemin plotësisht funksional këtë verë, "tha Costa.

Komisioni i BE paraqiti propozimin e tij mbi krijimin e Certifikatës Dixhitale më 17 Mars të këtij viti. Certifikata do të lëshohet për ata që janë vaksinuar, rikuperuar nga virusi, si dhe për ata që bëjnë testin. Ajo do të lëshohet për shtetasit dhe banorët e BE, si dhe për vendet si Islanda, Lihtenshtajn, Norvegjia dhe Zvicra.

Gjatë takimit të së Mërkurës, Këshilli këmbënguli që pesë e ndryshimeve duhet të shtohen në tekstet aktuale legjislative mbi Certifikatën e Gjelbër.

E para është një referencë që shpjegon se certifikata nuk do të bëhet një parakusht për udhëtimin. E njëjta gjë do të vërejë se çertifikata nuk është as një dokument udhëtimi dhe nuk do të diskriminojë askënd, veçanërisht personat e pavaksinuar.

Në të njëjtën kohë, Këshilli gjithashtu dëshiron që tekstet të sqarojnë se, dispozitat e mbrojtjes së të dhënave, janë marrë parasysh.

Të Martën e kaluar, 13 Prill, eurodeputetët e Komitetit të Lirive Civile kanë pyetur Komisionerin e Bashkimit Evropian për Drejtësi Didier Reynders në iniciativën e Certifikatës së Gjelbër Dixhitale. Ata gjithashtu kanë insistuar që Komisioni nuk duhet të lejojë që certifikatat të bëhen parakusht ‘de facto’ për të udhëtuar në të gjithë Evropën.

Parlamenti i BE është vendosur të miratojë pozicionin e tij në seancën plenare të tij në fund të muajit. Ajo mund të jetë gati deri në fund të Qershorit.