Kosova merr vendim për hapjen e të gjitha shkollave në vend, ministrja e Arsimit: Nuk do të ketë kufizime për pjesëmarrjen e nxënësve!
Transmetuar më 16-04-2021, 11:05

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavaci, ka njoftuar se nga e hëna në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitatr mësimi do të zhvillohet në shkolla, pa kufizime sa i përket pjesëmarrjes fizike të nxënësve.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Nagavaci, thekson se ky vendim është marrë pas rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë”, shkruan ndër të tjera ministrja.

Mesazhi i plotë:

Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë. Shëndet e suksese!

https://www.facebook.com/arberienagavci14/posts/1365947453789486

/K.B/NOA.al