Transmetuar më 15-04-2021, 22:09

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, gjatë një interviste tha se nuk fle së bashku me presidentin Ilir Meta. Kryemadhi ka shtuar se ai aktualisht është me kushtetutën dhe demokracinë.

“Me këtë moshë që jemi ne, nuk i hyjmë në punë njëri-tjetrit. Aktualisht nuk fle me presidentin. Është me kushtetutën dhe demokracinë”, tha ajo në një intervistë të dhënë për Fiks Fare.

“Unë do ta shkruaj Kushtetutën më 25 prill. Jemi puthur me fshehtësi, por nuk mendoj që është shumë e rëndësishme se na janë bërë fëmijët nga 20 e ca vjeç. Sebep është bërë PS. Po përsëri sebep do të jetë PS që socialistët të votojnë LSI”, shtoi ajo.

Pjesë nga intervista:

Do martoheshe prapë me Ilir Metën?

Nuk bëhet në kohë fushate se jam dënuar me pushkatim, me dënim të përjetshëm. Në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri.

LSI ka nxjerrë tradhtarë më shumë se çdo parti tjetër…

Që kur ka ardhur Monika nuk ka. Janë ata të Kushtetutës.

Çfarë pëlqen tek Basha?

Toleranca, ndjenja e qytetarisë për mua është pika më fortë.

Rama?

E vdes lalin Erin në dru. Është nga këta që e fusnin në ujë dhe nuk i lë asnjë shenjë.

Berisha?

Stoik dhe karizmatik. Është edhe qëndrestar.

Një gjë që nuk të pëlqen tek Meta?

Monika Kryemadhi: Nuk fle me presidentin, ai vdes për thashetheme. E ka me dëshirë të madhe që t’i dëgjojë.

/a.m/NOA.al