Transmetuar më 14-04-2021, 22:14
Foto ilustruese

Incident shqetësues në qendër të qytetit të Beratit teksa tre vëllezër janë sherrosur me një çift. Mbërritja e policisë ka pasuar precipitim të ngjarjes. Një nga vëllezërit ka çarmatosur njërin nga katër policët dhe në një moment ka krisur arma duke plagosur një polic.

Gjithçka nisi sonte rreth orës 20:20, në lagjen "Dëshmorët e Kombit". Tre vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marius Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç, po konfliktoheshin me Albert M. dhe bashkëshorten e tij, shtetasen Olta M.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë.

Gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë Julian Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve. Arma është shkrepur nga policia Julian Xh.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.