Transmetuar më 14-04-2021, 21:47

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë janë plagosur 7 persona.

Të plagosurit ndodhen në spital për trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Në aksidentin e ndodhur në ora 19:00 janë përfshirë dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”./noa.al/