Transmetuar më 14-04-2021, 20:06

Një skenë shokuese kjo që do të shikoni në videon e mëposhtme. Janë momentet kur drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Barnave në Mbretërinë e Danimarkës këputet në tokë, krejt papritur.

Skena ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë një konference shtypi ku po njoftohej bllokimi definitiv i përdorimit të vaksinës AstraZeneca në këtë vend.

Drejtueses së agjencisë së ilaçeve në Danimarkë, Tanja Erichsen, i ra të fikët në çastet kur qëndronte në podium dhe po fliste kolegu i saj.

Më pas ajo është transportuar për në spital dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore. /noa.al