Transmetuar më 14-04-2021, 18:12

Vllaznia – Skënderbeu do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Dy skuadrat fituan në takime respektive, ku nuk munguan as tensionet.

Në Shkodër, Vllaznia triumfoi përballë Laçit me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërsa Skënderbeu mposhti Teutën në Durrës me shifrat 0-2.

Korçarët bënë një ndeshje fantastike përballë Teutës që është pretendente kryesore për titullin këtë sezon.

Dhe të mendosh që korçarët janë në kufijtë e mbijetesës.

Mbetet për t’u parë se cila prej skuadrave do jetë fituesja e Kupës së Shqipërisë. /k.k/noa.al/