Transmetuar më 14-04-2021, 17:58

Shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve nga COVID-19 në Zvicër janë alarmante.

Që kur nisi pandemia numri total ka shkuar në 10.472 të vdekur dhe 625.000 te infektuar.

Sipas “Le Canton27.ch”, koronavirusi  deri tani i ka marrë jetën edhe mbi 300 shqiptarëve (kryesisht nga Kosova) në Zvicër.

Po ashtu edhe 18.750 tjerë janë infektuar, shifër kjo e nxjerrë në bazë të burimeve me spitale, mjekëve shqiptarë, kompani transportuese të kufomave nga Zvicra dhe burime e kontakte tjera me familjarët e viktimave.

“Pikëllim” është kompania e njohur shqiptare në perëndim e cila bën transportimin e kufomave nga Zvicra, Gjermania dhe vendet tjera evropiane drejt vendlindjes (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Sanxhak).

Fatmir Elezi nga kompania “Pikëllimi”, tha se, “rreth 50-60 kufoma në muaj dërgojmë për në Kosovë apo Maqedoni dhe viset tjera shqiptare. Nga ky numër 10-12 kufoma janë viktima nga koronavirusi. Këtë vit kjo situatë fatkeqësisht është më e rendë se vitin e kaluar, në muajt e parë të pandemisë…”

/a.m/NOA.al