Erik Lloshi shpërthen ndaj pseudo-këngëtarëve: Janë llumi, pa fytyrë, më keq se koronavirusi  
Transmetuar më 14-04-2021, 16:05

Këngëtari i njohur Erik Lloshi ka reaguar ashpër ndaj të ashtuquajturve “këngëtarë”, në vendin tonë.

Ai tha se ata mburren me këngët e të tjerëve, sepse s’kanë prodhuar asnjë material muzikor, madje dallohen lehtë sepse nuk këndojnë dot "live".

Në një video të publikuar në Instagram, Erik Lloshi shprehet se po kalohet një rotacion i vështirë në muzikë dhe se artistët e vërtetë po përballen me shumë probleme.

Erik Lloshi u bëri thirrje kolegëve të tij artistë të vërtetë që të reagojnë dhe të mos performojnë në vende “ku këndon llumi”, duke shtuar se këta lloj këngëtarësh janë më të rrezikshëm se koronavirusi.

Reagimi i plotë i Erik Lloshit:

“Po kalojmë një rotacion të vështirë në muzikë për shkak të pandemisë, ajo luan një rol goxha të rëndësishëm, por nuk besoj që është vetëm pandemia. Ka shumë probleme, ka shumë gjëra, shumë artistë të live që s’kanë mbështetje, ka filluar të dominojë një gjë tjetër që është komplet degjenerim i shoqërisë shqiptare”.

“Problemi më i madh është që mendoj a ia vlen të japësh kontribut mbas kaq shumë vitesh karrierë, mbas kaq shumë vitesh hite, këngë që kam prodhuar dhe vazhdoj t’i prodhoj, t’i marrin të tjerët ti këndojnë dhe në fund fare nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie, bëjnë si këngëtarë të mëdhenj duke pasur një apo dy këngë, ose asnjë këngë dhe këndojnë produktet e të tjerëve. Është për të ardhur keq, dhe u duket vetja më lart se ti. Kush je ti more, arrin ta kuptosh kush je?! Nuk arrin ta kuptosh, se nuk do të të dukej vetja aq shumë lart. Ne të paktën e kemi fytyrën në vend, kurse ti e ke zëvendësuar me diçka tjetër që s’ma lejon etika ta them”.

“Asnjëherë nuk do bie në nivelin tuaj, të degjenerohem si ju apo të dal dhe të bëj sikur këndoj, ashtu si ju”.

“Nuk do të dorëzohem kurrë, por duhet të marrim vendim ne artistët që jemi hite, këndojmë live prej vitesh që të bëhemi 1-sh dhe ta parandalojmë këtë virus që është më i keq se COVID”.

“Nga shteti mos mbani shpresë, sepse nuk kemi shtet në radhë të parë. Pres reagimin tuaj dhe shpresoj që të arrijmë në një marrëveshje për të kërkuar të drejtën tonë sepse na është mohuar. Nuk kërkoj lëmoshë, si të ashtuquajturit këngëtarë, por minimalisht që aty ku këndoni ju, normalisht që unë s’do të këndoj, dhe dua të bëhen nga të gjithë artistët e live. Aty ku këndon llumi nuk është vend për ne. Ka ardhur koha dhe ka kaluar për ta bërë diçka të tillë, madje jam vonë.