Transmetuar më 14-04-2021, 15:45
Foto ilustruese

Nusja e shtëpisë Miranda Markja dyshohet se vrau vjehrrën e saj me thikë në Maqellarë të Dibrës, më 11 prill.

Nazmije Markja, 74 vjeçe ndërroi jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.

Një e afërme me viktimën tregon momentin kur shkoi në shtëpinë e saj, pasi mori lajmin tragjik.

“E kam gjetur Mirandën në banjo”, tha ajo.

“Po lante diçka në lavaman. I thashë çfarë ke, tha nuk kam asgjë”.

“Ndodhej në shtëpi, pasi ndodhi vrasja”.

“Ishte ora 5 pasdite, Nazmija kishte vdekur pas orës 12. E pyeta si vdiq, tha ka qenë pak e sëmurë. E pashë që ishte dobësuar, ishte zverdhur e tëra, nuk ishte fare mirë”.

Ajo thotë se shtëpia ishte bërë gati për mort dhe nuk panë shenja gjaku në shtëpi apo prova të tjera nga vrasja.

“Na erdhi lajmi që Nazmia ka vdekur, nuk na thanë që e ka vrarë Miranda, kur shkuam nuk e pamë trupin e së ndjerës, nuk kemi parë gjë. Kishte ndodhur vdekja, shtëpia po bëhej gati për mort, policia erdhi më vonë. Miranda shkoi në dhomën e vet, derisa erdhi policia”.

Zonja, kontaktoi emisionin “Shqipëria live”, pasi në disa portale është përdorur fotoja e saj si foto e Mirandës, 44-vjeçe. “Dua të them që në ato foto jam unë, nuk kam lidhje fare me krimin, do ta ndjek këtë çështje, nuk do ta lë me kaq. Bëj thirrje të fshihet fotoja ime dhe e djalit tim. Unë e kam vjehrrën këtu dhe shkojmë shumë mirë”, theksoi ajo.

Miranda Markja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor./a.m/NOA.al