Transmetuar më 14-04-2021, 12:47

Një palë atlete të Kanye West do të dalin në ankand me një çmim record, prej më shumë se 1 milion dollarësh.

Nike Air Yeezy 1 që reperi veshi për herë të parë në Grammy 2008, mund të bëjnë historinë si atletet me çmimin më të lartë të shitura në Sotheby’s.

Shtëpia e ankandeve i përshkroi ato si ndër atletet më të vlefshme që janë ofruar ndonjëherë në treg. Megjithëse nuk ishte projektuesi i vetëm i këpucëve, West ndikoi shumë në dizajn. Air Yeezy 1 nisi në një seri të kufizuar në vitin 2009, ndjekur nga Air Yeezy 2 në 2012.

Vitin pasues, reperi përfundoi partneritetin e tij me Nike, duke e konsideruar pjesën e tij të të ardhurave të pamjaftueshme. Më pas, reperi bashkëpunoi me Adidas në 2014.

Ky partneritet ishte një sukses i madh tregtar, duke gjeneruar gati 1.7 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2020, sipas Bloomberg./K.B/NOA.al