Transmetuar më 14-04-2021, 11:43

Vaksinimi kundër Covid vijon masivisht në të gjithë vendin tonë tashmë për grupmoshën mbi 60 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se deri më tani janë vaksinuar në total më shumë se 200 mijë të moshuar.

“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu.

Në videon e postuar nga ministrja në “Facebook”, shihen disa të moshuarve të vaksinuar, të cilët shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur, duke theksuar se nuk i ka shkaktuar asnjë efekt anësor, ndërsa falënderojnë qeverinë.

Ndërkohë një ditë më parë në vend ka filluar edhe vaksinimi i dializantëve dhe i personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin.

Deri më tani, në vend janë kryer 281.216 vaksinime, ku vetëm dje u vaksinuan 13.685 persona./K.B/NOA.al

https://fb.watch/4Ssg1szvSY/