Transmetuar më 14-04-2021, 10:56

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Dibër ku do zhvillojë sot takime elektorale me banorët e zonës. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një video që ka publikuar në ‘Facebook’, ndërsa ka nxjerrë edhe pamje nga Rruga e Arbrit.

Sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet. Në video shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.

“Për Dibër nga Rruga e Arbërit😍 Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet💪”, shkruan Rama./K.B/NOA.al

https://fb.watch/4SpErwkLeg/