Transmetuar më 14-04-2021, 09:52

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, së fundmi ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta personale. Ai ka folur për martesën me Hailey Bieber, duke theksuar se viti i parë ka qenë mjaft i vështirë.

Në një intervistë për GQ Magazine, Justin ka treguar se si ndërkohë kishin krijuar besim tek njëri-tjetri.

“Viti i parë i martesës ka qenë shumë i vështirë. Kishim shumë mungesë të besimit”, u shpreh ai. Më tej Justin shtoi: Janë disa gjëra që nuk dëshiron t’i pranosh te personi me të cilin je, sepse janë të frikshme”.

27-vjeçari dhe modelja e njohur janë martuar në vitin 2018, pas disa kohë që ishin në një lidhje dashurie. /S.H /NOA.al