Transmetuar më 14-04-2021, 08:56

Disa foto të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet kanë tmerruar fansat e Selena Gomez. Këngëtarja shfaqet e përgjakur në mes të rrugës e cila po shoqërohet nga një polic.

Në pamjet e publikuara Gomez shihet mjaft e shqetësuar, por ju fansa mos u shqetësoni pasi asgjë nuk është ashtu si duket.

Ajo është duke xhiruar për filmin e ri “Only Murders in the Building”, ndaj edhe skena e përgjakshme ishte pjesë e skenarit të filmit. Për këtë arsye, s’ka asgjë për t’u merakosur.

Xhirimet e filmit po vazhdojnë dhe ende nuk ka ndonjë datë publikimi./S.H /NOA.al