Transmetuar më 14-04-2021, 08:36

Policia e Kurbinit ka arrestuar efektivin e policisë David Medani, i cili plagosi nga pakujdesia ditën e djeshme në Mamurras 2 kolegët e tij dhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi pasi efektivët e policisë u përfshinë në një sherr me disa pjesëtarë të fisit të ish deputetit Mhill Fufi.

Të arrestuar janë edhe 3 prej personave të përfshirë në sherr, Gjon Fufi, Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), dhe Rudolf Fufi.

Si pasojë e përplasjes me armë që ndodhi dje në qendër të Mamurrasit mbetën të plagosur efektivët e Policisë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja, si dhe vetë Nikolin Vorfi (Fufi).

Të tre të plagosurit u dërguan dje në spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor./S.H /NOA.al