Transmetuar më 14-04-2021, 08:20

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë, në fshatin Varosh, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç.

Dyshohet se 54-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (Foto ilustruese) /S.H /NOA.al