Transmetuar më 13-04-2021, 23:07

Disa ditë më parë, Murati i kërkoi Sindit të tërhiqte deklaratën se ishte vetëm për të në studio.

Shkak u bë takimi i Muratit me Olën, ku Sindi deklaroi se Murati është një çunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve.

Por në puntatën e fundit të “Përputhen”, Sindi i ka kërkuar falje Muratit për sjelljen e saj dhe i ka uruar atij më të mirat.

“Pëlqimi për Muratin ishte i vërtetë, mbase kisha krijuar dhe ndjenjë. Mbase atë ditë isha shumë e nevrikosur me Muratin dhe gjithë situatën dhe doja t’i kërkoja falje nëse nuk i kam thënë fjalët që do doja t’i thoja çdokujt që kam pasur përzemër por është larguar prej meje. Këto fjalë janë: unë uroj që ti të jesh gjithmonë i lumtur, kushdo të jetë lumturia jote dhe shpresoj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të buzëqeshur”, i tha Sindi.