Transmetuar më 13-04-2021, 22:21

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar të ndalojë shitjen e gjitarëve të egër të gjallë në tregjet ushqimore për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive.

“Kafshët, në veçanti ato të egra, janë burimi i më shumë se 70% të të gjitha sëmundjeve infektive tek njerëzit, shumë nga të cilat janë shkaktuar nga viruse të reja.

Në veçanti, gjitarët e egër, përfaqësojnë një rrezik për daljen e sëmundjeve të reja”, lexohet në deklaraten e OBSH-së.

Transmetimi i virusit Covid-19 tek njeriu nëpërmjet kafshëve të egra, është një nga teoritë kryesore të ekspertëve të organizatës./noa.al/