Transmetuar më 13-04-2021, 18:45

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të Champions League.

Padiskutim që e gjithë vëmendja do jetë e përqëndruar në takimin mes PSG dhe Bajern.

Kryeqytetasit e Francës fituan një javë më parë në fushën e gjermanëve, me rezultatin 2-3, dhe janë më të qetë.

Por gjermanët kanë treguar shpesh se gjithçka ëshë e mundur për ta.

Ndaj sonte në Paris do të tentojnë përmbysjen e madhe, edhe pse duket një malore e thepisur për t’u ngjitur.

Nga ana tjetër, Çelsi pret Porton në një takim thuajse të mbyllur për shkak të fitores së parë nga ana e londinezëve. /k.k/noa.al/