Transmetuar më 13-04-2021, 17:47

Dy persona janë shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë ku u plagosën dy efektivë policie, në Mamurras.

Ata janë Ndue Zefi, 28 vjeç, dhe Gjon Fufi, 40 vjeç.

“Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Policët e plagusur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, ndërsa i lënduar mbeti edhe një person tjetër, Nikoll Vorfi.

Të tre janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sa i përket ngjarjes, konflikti nisi pasi dy efektivët e policisë i kanë bërë thirrje dy të rinjve që po udhëtonin me makinë, që të ndalonin për kontroll.

Pas urdhrit, mes tyre të niste një konflikt për shkak se të rinjtë nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen kontrollit. /k.k/noa.al/ Policia shoqëron të rinjtë që u konfliktuan para plagosjes së efektivëve të patrullës. Dyshohet se janë djemtë e ish-deputetit

Plagosja e dy efektivëve, policia jep versionin zyrtar: U qëlluan nga kolegu i tyre